Katër nxënës të moshave rreth 7-14-vjeç, përkatësisht dy djem dhe dy vajza janë helmuar nga tymi i kaldajës me të cilën ngroheshin, në shkollën Godvi të Bulqizës. Një prej vajzave është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Ndërkohë që tre fëmijët e tjerë janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Bulqizës ku morën edhe ndihmën e parë mjekësore. Pas kontrolleve ata kanë lënë spitalin, pasi gjendja e tyre është shfaqur e stabilizuar.
Proleme kanë shfaqur edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët pasi kanë dalë jashtë kanë shfaqur një përmirësim pa qenë nevoja të dërgohen në spital.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e helmimit të fëmijëve.