Katër pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol janë sekuestruar nga policia e Durrësit.

Sipas deklaratës, pakot ishin të lidhura me dy fije teli të veshura dhe kapsolla të montuara. Lëndët plasëse janë gjetur brenda një kove plastike me bojë, pas kontrollit të ushtruar një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike.

Policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia sqaron se ka goditur një rast trafikimi të lëndëve plasëse, duke mos dhënë detaje se për ku ishte nisur sasia e tritolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Fshehja e të ardhurave”, ” Punësimi i paligjshëm

Artikulli paraprakSHKODER : KAPET I DENUARI PER KULTIVIM BIMESH NARKOTIKE
Artikulli tjetërFAMILJA KËRKON NDIHMË PËR GJETJEN E TË MOSHUARIT