Itali, 4 shqiptarë në gjyq për trafik ndërkombëtar të kokainës, emrat
Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës 4 shqiptarë kanë dalë parë gjykatës në Itali. Për bandën me 17 të pandehur janë kërkuar 169 vite burg. Shqiptarët janë Dritan Pane, 38-vjeç për të cilin janë kërkuar 9 vite burg, Riza Baco, 38 vjeç, Aldo Gorgaj, 38 vjeç, Elton Zotaj, 36 vjeç. Sipas mediave italiane grupi i shqiptareve merrej kryesisht me administrimin e drogës që qarkullonte kjo organizatë, duke bërë shpërndarjen në territore brenda dhe jashtë Italisë. Organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, e cila përbëhej nga kolumbianë, shqiptarë dhe italianë, u shkatërrua në korrik të 2015, në kuadër të operacionit të koduar “Overing”, ku u arrestuan më shumë se 40 persona. Sipas mediave italiane, gjatë operacioneve u sekuestruan mbi 600 kg kokainë, ndërsa një “rafineri” për përpunimin e kokainës ishte ndërtuar në Vibo Valentia.