Katër shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Torino, për plagosje dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ngjarjet për të cilat akuzohen, siç raportojnë mediat italiane, kanë ndodhur në nëntor të vitit 2016. Asokohe, një grup prostitutash rumune u sulmuan brutalisht për shkak se kishin zënë vendet në rrugë, që i përkisnin një grupi tjetër (prostitutash).

Karabinierët arritën të zbulonin se pas sulmit fshihej një organizatë shqiptare. “Ikni, nuk është vendi juaj”, i kishte thënë rumuneve një nga grua shqiptare tashmë nën hetim, e njohur si “gruaja tigër”.

Pas refuzimit të rumuneve, “gruaja tigër” ka urdhëruar disa shqiptarë të tjerë të ushtronin dhunë mbi grupin e vajzave rumune. Pas episodit të dhunës, teksa largoheshin, shqiptarët kanë qëlluar edhe me armë zjarri.

Artikulli paraprakLEZHË,ERA E FORTË RRËZON TRAJLERIN ME TARGA MAQEDONASE
Artikulli tjetërMINISTRJA OLTA XHAÇKA INSPEKTON ZONAT E PERMBYTURA NE SHKODER