Katër të plagosur me armë zjarri në Laprakë
Katër persona raportohet se janë plagosur me armë zjarri në zonën e Laprakës. Ngjarja ka ndorhur në rrugën Gjergj Legisi. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas bluve të plagosurit janë E.L 31 vjeç, M.B, 31 vjeç, B.K 33 vjeç dhe A.B 46 vjeç. Gjithashtu, policia bën të ditur se janë indentifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak. Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç. Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën. Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.