Kater te rinj shqiptar perfshihen ne nje aksident rrugor,njeri vdes
Është bërë publik emri i adoleshentit shqiptar që mbeti i vdekur disa ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Viktima është Anxhelo Driza, 17-vjeç. Ai është një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza) natën mes premtes dhe të shtunës (14 Prill), dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese. Driza ndërroi jetë disa orë pas aksidentit në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma). Raportohet se ata janë në gjendje të rënë, por jashtë rrezikut për jetën. Dje në Rivergaro, është mbajtur ceremonia e varrimit të Anxhelos. Njëqind njerëz kanë dashur ti jepnin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit në funeralin që u krye në varrezat e qytetit italian, sipas riteve islame. Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”. Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç. Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s. Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë. Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.