Kater të rinj shqiptarë pretendojnë se janë dhunuar e grabitur mbrëmjen e djeshme 2 km në brendesi të territorit grek.Policia thote se nuk ka denoncim per kete.

Konkretisht bëhet fjalë për 22-vjeçarin Edison Elezi nga Burreli dhe disa persona të tjerë. Të rinjtë shqiptarë pretendojnë se janë dhunuar nga një grup kriminal, të cilët u kanë marrë 9 mijë eurot që kishin me vete, si dhe telefonat celular. Mësohet se ata qëndronin ilegalisht në Greqi, pasi janë pa dokumente. Ka qenë shoku i Edison Elezit, i cili ka kontaktuar nëpërmjet faqes zyrtare në FB të Report Tv për të denoncuar rastin. Sipas tij, 4 të rinjtë shqiptarë janë dhunuar nga 6 persona. “Dua të lajmëroj që një bandë kriminale e përbërë nga 6 persona, kanë grabitur emigrantët e mjerë shqiptarë që janë pa letra në Greqi. Ata po vinin me taksi deri në afërsi të doganës dhe kanë zbritur për të kaluar një copë rrugë në këmbë. Në hapësirën ndërmjet dy doganave ata janë grabitur me armë dhe u kanë marrë të gjitha lekët. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, janë keqtrajtuar dhe rrahur edhe nga policia jonë”, na shkruan Miftar Shehi. Burime pranë doganës së Kakavijës thonë për Report TV se janë njohur me pretendimin e të rinjve dhe u kanë kërkuar atyre që të bëjnë denoncim në Policinë e Gjirokastrës. Ne u interesuam pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, por nuk rezulton që të rinjtë të kenë bërë denoncim.

Artikulli paraprakVRITET NJE 34 VJEÇAR BRENDA NE MAKINE,DYSHOHET PER HAKMARRJE
Artikulli tjetërE RRALLE,VIKTIMAT E AKSIDENTEVE “U FLASIN”SHOFEREVE