Të krishteret në Lezhë kanë kremtuar të premten e madhe, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”. Ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar, të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

E premtja e madhe është dita më e rëndësishme e javës së Pashkëve dhe me vdekjen e Jezu Krishtit fitojmë shërbimin për jeten e pasosur u shpreh famullitari i Katedrales së Lezhës Dom Frano Civjak.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMIT TË UJIT TË PIJSHËM NË LEZHË
Artikulli tjetërMASSAFRA URON PASHKËT PËR BESIMTARËT KATOLIKË