6 km larg rrugës së kombit, ndodhet fshati Katund i Vjetër në Mirditë, një nga destinacionet turistike që ka njohur zhvillim gjatë viteve të fundit.Natyra, prodhimet lokale dhe banoret punëtore e mikpritës, e kanë kthyer këtë zonë mjaft tërheqëse për vendasit e të huajt.
Resurset natyrore i kanë shfrytëzuar më së miri banorët e Katundit të Vjetër duke ngritur bujtina e restorante të cilët janë mjaft të frekuentuara.Teksa prezantojnë traditen e ushqimeve të zonës, vendasit kërkojnë më shumë investime në infrastrukture dhe rrjetin elektrik.
Katundi i Vjetër dhe Rubiku në tërësi është një ftesë, për të gjithë të apasionurit pas natyrës, historisë dhe gastronomisë, që ta vizitojnë të paktën njëherë dhe rikthimi është i pashmangshëm.