Këshilli i bashkisë Shkodër nuk miratoi një rritje me afro 9 mijë lekë të vjetër në muaj për tarifën mujore për kopshtet publike që administron bashkia Shkodër. Kjo pikë u hoq nga rendi i ditës pas propozimit që bëri PS. Anëtarja e këshillit bashkiak Nersada Mandija tha se nuk është momenti i duhur në mes të sezonin dhe se rritja e tarifës për kopshtet nuk është e studiuar.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratua pika shtesë e rendit të ditës për fondin prej 10 milion lekësh të vjetër që do të japë bashkia Shkodër për rindërtimin e urës së shembur në Rragam të Gurit të Zi, një bashkëfinancim me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë këshilli miratoi edhe planin e këtij viti për pyjet por këshilltari Arbis Vjerdha nuk ishte dakord duke dhënë argumentet e tij përballë drejtores së mjedisit në bashkinë Shkodër Aida Shllaku.