Këshilli i Bashkisë Shkodër në mbledhjen e konstituimit ka votuar edhe për përzgjedhjen e 7 anëtarëve që do jenë pjesë e këshillit të Qarkut. Partia Demokratike me ndihmën e Partisë Socialiste arriti që të kalojë të gjithë primtshmëritë. Jo vetëm se mori të 7 anëtarët e këshillit të qarkut por koleksionoi edhe rreth 15 vota në total mbi numrin e koalicionit të djathtë. Greta Bardeli mori 31 vota, Vildana Gushta 30, Mark Rupa 30, Maxhid Cungu 29, Filip Guraziu, Bujar Hoti dhe Mhill Prroni nga 28 vota ndërkohë që të djathtët nuk kanë më shumë se 27 vota në total.

Kështu të 7 emrat e sipërpërmendur do jenë pjesë e këshillit të qarkut. Në kampin tjetër më shumë se të gjithë Elton Radovani i LSI shkoi në 25 vota, Senida Mesi 23, Valentina Vuksani 21 dhe Sokol Lekaj i LSI 20 vota. Kandidimi i vetëm 4 emrave mund të jetë një lojë e qëllimshme e PS për të humbur sado pak gjurmët. Ky rezultat që deri diku pritej është qartazi një marrëveshje mes PD dhe LSI. Në llogaritjet përfundimtare për secilin kandidat, Partisë Demokratike i mungojnë 4 vota ndërsa të majtëve 5 të tilla. E përkthyer në gjuhë politike, 5 vota nga koalicioni i djathtë kanë shkuar për LSI-në ndërsa socialistët kanë dëmtuar aleatët e tyre me minimum 5 vota edhe pse mund të jenë më shumë. 2 vota nga koalicioni i djathtë janë një rrjedhje tejet e dukshme teksa në dy raste nga demokratët është votuar Elton Radovani dhe nuk ka marrë votë Filip Guraziu dhe Greta Bardeli. Në dy raste të tjera tek të djathtët ka nga vetëm 6 vota dhe mungojnë nga një votë për Bardelin dhe Guraziun. Rekord është një fletë votimi që ka vetëm një votë, emrin e Mark Rupës të PD. Të majtët të paktën në 3 raste përvçse kanë votuar 4 kandidatët e tyre kanë rritur kuotën në radhët e të djathtëve duke votuar një herë 4 më pas 3 dhe në fund një kandidatë të PD. Në 5 raste të tjera përçarja e heshtur mes PS e LSI në Shkodër vërtetohet përmes votimit. 3 herë nuk është votuar Sokol Lekaj i LSI dhe 2 herë Valentina Vuksani e PS ndërkohë që në 5 këto raste ka patur vota edhe për të djathtët. 5 vota ka marrë Greta Bardeli nga të majtët, me nga 3 vota Filip Guraziu dhe Vildana Gushta, nga 2 vota Maxhid Cungu Mark Rupa dhe Mhill Prroni dhe 1 votë Bujar Hoti. PD është më homogjene edhe pse ka rrjedhje. 2 vota kanë shkuar për Elton Radovanin ndërkohë që në 2 raste nuk është votuar Filip Guraziu dhe nga një rast Mhill Prroni dhe Greta Bardeli. Nga 51 fletë votimi, vetëm 23 të pastra ka koalicioni i djathtë për 7 kandidaturat e tyre he vetëm 15 të majtët për 4 kandidaturat. Pra 13 fletë votimi janë të përziera çka vulos pazaret mes 3 forcave politike, aq shumë të përfolura gjithë këto ditë e tashmë edhe të vërtetuar përmes shifrave të dala pas votimit.

Artikulli paraprakI BUZËQESHUR LUKA I DORËZON DETYRËN VOLTANA ADEMIT
Artikulli tjetërLUAN HETA E PRANON: MUND TË KETË RRJEDHJE VOTASH NGA PS