Fashati Kçar i Njësisë Adminstratie Guremirë, është harruar nga të gjitha institucionet dhe kjo harresë ka 25 vite që zgjat.
Në një kohë qeveria kur flet për dixhitalizim të arsimit dhe moshë interneti, shkolla e këtij fshati është transformuar deri në atë pikë sa vetëm emri i ka mbetur i tillë. Edhe pse frekuntohet nga shumë nxënës të kësaj zone, kjo nuk duket arsye madhore për bashkinë për të vënë dorë të paktën në çatinë e saj pasi moti i keq gjatë dimrit e vështirëson së tepërmi procesin mësimor. Kjo problematike ngrihet nga mësuesit, prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Fshati Kçar, deri para ndarjes territoriale ka qënë nën administrimin e komunës Gruemirë, e cila tashmë është bërë Njësi Administrative e Malësisë së Madhe. Kjo gjë ka bërë që edhe banorët t’i humbasin shpresat se diçka mund të rregullohet, mëgjithatë thirrja për investime vazhdon.
/ Star Plus TV /