Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi se raporti i këtij viti do të paraqesë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa prezantoi paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin evropian, eurokomisioneri Jonahes Hahn tha se Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociata me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor

Eurodeputeti Cristian Preda, i cili nuk do të jetë më në parlamentin e ri evropian, tha se edhe Këshilli i Evropës duhet të votojë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë se do të hapë negociatat nëse këto vende do të përmbushnin kriteret, dhe kushtet nga Shqipëria dhe Maqedonia janë plotësuar – tha ai.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ALBANIA ART FEST”
Artikulli tjetërSHËNDETI – ESTETIKA DERMATOLOGJIKE