“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”.
Kështu deklaroi Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker gjatë një konference për shtyp për mediat nga Brukseli me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke kundërshtuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit për t’i shtyrë para afat deri në zgjidhjen e krizës politike në vend.
“90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm.Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv.
Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, hqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime.
E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë.
Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.
Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.”
Edi Rama u shpreh i vendosur edhe nga Brukseli se zgjedhjet lokale do të mbahen në datë 30 qershor. Ai theksoi se askujt s’mund t’i ndalohet e drejta të votojë.Rama tha se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.
Gjatë konferencës në Bruksel mes Ramës dhe Presidentit të KE-së nuk munguan momentet pikante. Pasi mbaruan pyetjet nga gazetarët, Rama i zgjati dorën Juncker-it, kurse ai iu afrua dhe e puthi në faqe.