Këshilli i Emërimeve në drejtësi rinis procedurën e verifikimit për kandidaten Zhaklina Peto. Kandidatja Peto u përjashtua nga gara nga KED, për shkak të problemeve me pasurinë.

Ishte Gjykata Administrative që urdhëroi rikthimin në garë për emërim në Gjykatën Kushtetuese të kandidates Peto, më 25 gusht 2019. Më 22 gusht 2019 një trupë gjykuese e përbërë nga Alkelina Gazidede, Amarildo Laçi dhe Bari Shyti vendosi pranimin pjesërisht të padisë së kandidates Peto dhe shfuqizimin e vendimeve të datës 2 gusht 2019 të nxjerrë nga i padituri KED.

Këto vendime të KED i ndalonin pedagoges së Fakultetit Juridik kandidimin për një mandat të plotë dhe një vakancë të parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti i Republikës më 17 shkurt 2018.

Artikulli paraprakSHQIPTARI VJEDH MATERIALE NDËRTIMI ME VLERË 35 MIJË EURO
Artikulli tjetërLIROHET GJERGJ CUKALI, U AKUZUA PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT ARBEN BILALI