Në ambientet e jashtme të Bashkisë Shkodër, artistja Keisi Pepkolaj ka zhvilluar një ekspozitë me pikturat e saj të përmbledhura që nga klasa e 8-të dhe deri më tani që është në vitin e 3- të shkollës së mesme. Keisi tregon se kjo është ekspozita e tretë që realizon me punimet e saj.
Artistja Keisi Pepkolaj shprehet se përmes kësaj ekspozite synon të promovojë artin dhe kulturën, si dhe të inkurajojë të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve kreative.
Ekspozita e realizuar sot në qytetin e Shkodrës , sjellë në vëmendje talentet e reja të qytetit tonë, ku shërben edhe si një burim frymëzimi për të rinjtë.