Deputeti Belind Këlliçi thotë se ata duan që të zbatojnë ligjin dhe të marrin pjesë në seancë, kjo pasi sipas tij vendimi është antikushtetues.

‘Aty siç e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetë a thua se ku po shkojmë a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel. Ne kemi bërë kërkesë kemi ankimuar vendimin e komisionit të etikës. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të tërheqin gjithë këto djem që i kanë vendosur tek dera me këtë zell të frikshëm për të mos lejuar deputetët të futen në seancë. Duhet të mblidhet byroja, pasi kemi çuar ankimim. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë.

Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Kjo është çmenduri. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e kemi shkelur rregullin. U përjashtova për një mbajtëse telefoni. Po kapen zonjat me duar duke i shtyrë. Ku janë këto zonjat e PS-së. Ku janë këto që u shqetësuan.’- u shpreh Këlliçi.

Artikulli paraprakDEPUTETËT E PËRJASHTUAR TENTOJNË TË FUTEN NË KUVEND, GARDA NUK I LEJON
Artikulli tjetërNIS KUVENDI, OPOZITA NË PROTESTË/ NË REND DITE SHKARKIMI I NIKOLLËS, POR KRYEPARLAMENTARJA MUNGON