Belind Këlliçi e ka marrë fjalën sot përpara protestuesve të mbledhur tek kryesia e Kuvendit, në mbështetje të opozitës.

“Kemi ardhur sot këtu në protestë sepse çdo ditë e më shumë, – tha ai, – Shqipëria i përngjan regjimeve diktatoriale, po i ngjan Rusisë, ku lideri i opozitës burgoset, ku bëhet gjithçka për të luftuar opozitën. Po i ngjajmë çdo ditë e më shumë Venezuelës, Mianmarit, vendeve të Afrikës qendrore ku ka diktaturë të tmerrshme. Ky është standardi që na ka sjellë Edi Rama pas dhjetë viteve ë krye të qeverisje. Kemi parë se si 7 vite në kryeqytet, ju paguani për një incenerator fantazmë që nuk ekziston.

Çdo ditë që kalon, ju i paguani 80 mijë euro në ditë, Erion Veliajt për nj shërbim që nuk e merrni. Dhe kush përgjegjës? Përgjegjës në këtë Kryesi Kuvendi, ku po zhvillohet një mbledhje turpi e Këshillit të Rregullores, që duhet të mblidhej në fakt për të shqyrtuar heqjen e imunitetit dhe të mandatit të Kryeministrit Rama, për shkak se ëhstë kapur në vjedhje për më shumë dhjetë vitesh, sot po tentohet të goditet opozita, të goditet Sali Berisha jo si individ.

Sali Berisha sot nuk është vetëm individi Sali Berisha. Sali Berisha është kryetari i opozitës, i opozitës reale të vendit, i cili ka refuzuar të bëjë kompromis me të keqen, i cili prej dy vitesh udhëheq një opozitë të pakromentuar, i cili udhëheq betejat tuaja dhe të interesit publik.”

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME SKUADRËN E NEGOCIATAVE ME BE-NË: NË BRUKSEL MË THANË SE KENI BËRË PERFORMANCË TË JASHTËZAKONSHME
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN 3 TË TJERË PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE