Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar debatin e krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Këlliçi tha se arsyeja përse Rama e përdor atë gjuhë është që të shmangë vëmendjen.

“Kuvendi arkivon të gjitha fjalimet, do futen edhe fjalët që kryeministri i adresoi opozitës. Banalitete dhe fjalë rruge. Shfaqja e djeshme e bariut tuaj e ka një motiv, transferimi i vëmendjes, ti lënë shqiptarët punët e veta dhe të mbajnë mendjen si shau kryeministri opozitën. Kryeministër që është kampioni i banalitetit të vendit”, tha Këlliçi.

Artikulli paraprakMINISTRI I MBROJTËS: OPOZITA S’PO JEP ALTERNATIVA, VETËM KRITIKA! DO RRISIM ME 7% PAGAT PËR FURÇAT E ARMATOSURA
Artikulli tjetërSHTYHET SEANCA NË APEL E ANKIMIMIT TË PD-SË PËR STATUTIN E 18 DHJETORIT