Rreth 10 persona kanë mbetur të bllokuar në fshatin Lepushë të njësisë Kelmend për shkak se rruga është e bllokuar nga bora. Një pjesë e tyre që kanë shkuar për turizëm kanë ecur në këmbë për rreth katër orë duke dalë deri në fshatin Selcë dhe më pas kanë hypur në një mjet duke ardhur drejt Shkodrës.
Përveç bllokimit nga bora nga sa bëhet me dije nga një banor i Lëpushës prej disa ditesh janë pa energji elektrike. Trashësia e borës në Lëpushë i kalon 1 metër. Aktualisht janë 4 persona që kanë mbetur të bllokuar nga 10 që ishin në total sepse 6 prej tyre zgjodhën të ecin në këmbë.
Videot janë dërguar nga vetë banorët e Lëpushës në redaksinë e Star Plus Tv duke treguar vështirësitë me të cilat përballen atje.
Banorët e Lëpushës dhe pronarët e bujtinave atje kërkojnë që të bëhet e mundur hapja e rrugës nga bora duke qenë se është e bllokuar nga Selca deri në Vermosh si dhe të mundësohet rikthimi i energjisë elektrike.