Më datë 15.04.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi se në fshatin Broj Njësia Administrative Këlmend, shtetasi Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin F. V. 26 vjeç banues në fshatin Broj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: Nikë Volaj, 40 vjeç, banues në fshatin Broj, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe. Si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit, Automatik me një krëhër me fishkë.

Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNËN ATMOSFERËN E PASHKËVE TË BARDHA…
Artikulli tjetërPO ECTE ME BIÇIKLETË, AKSIDENTOHET I MOSHUARI