XHUDISTJA KOSOVARE VIJON FITORET DUKE MARRE VENDIN E PARË.Sukseset nuk kanë fund për Xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendi. Ajo ka fituar një tjetër medalje të artë në turneun prestigjioz “Grand Slam” i cili u zhvillua në Abu Dhabi.
Raundin e parë, kosovarja e kaloi pa zhvilluar garë. Të dytin mposhti kanadezen Ecaterina Guicia.Më pas ka fituar edhe në raundin e 3-të në kategorinë deri në 52 kilogram, ndaj italianes Odette Giuffrida, dhe të katërtin pasi mposhti edhe francezen Annabelle Euranie. Kelmendi u konfirmua si kampione pasi mposhti edhe në finale rumunen Andrea Chitun dhe tashmë mbron tiullin e kampiones botërore.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/x5NLlfE6rXY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]