Mediat britanike kanë zbuluar së fundmi detajet nga takimi mes Mbretit Charles dhe Presidentit ukrainas Zelenskyy në Pallatin Mbretëror në Britani ditën e sotme. Mësohet se Mbreti i tha presidentit ukrainas se ishte i kënaqur që e priti atë në Pallatin Buckingham, për të cilin Zelenskyy u përgjigj se ishte “një nder i madh të ishte aty”. “Faleminderit që gjetët kohë për mua”, tha ai.
“Ne të gjithë kemi qenë të shqetësuar për ju dhe kemi menduar për vendin tuaj për shumë kohë”, vijoi Charles me Zelenskyn që u përgjigj sërish me një falenderim.
Mbreti vijoi duke thënë se kishte dëgjuar se presidenti iu drejtua të dy dhomave të Parlamentit britanik më herët gjatë ditës, të cilës kreu i Ukrainës iu përgjigj duke thënë se aty kishte gjetur një mbështetje të madhe.