Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të ‘Nënë Terezës’ si një tjetër mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas.
“Nënë Tereza: E djeshmja iku. E nesërmja s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotme. Le t’ia nisim!’
Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.