Drejtorja e shërbimit social Valbona Tula ka marrë përgjigje nga administratori i Gurit të Zi Pjerin Marku në lidhje me rastin e mosdhënies së kempit për vajzën e shtetases Myrvete Rama në fshatin Vukatanë.

Sipas administratorit Marku është shërbimi social që bllokon dosjet dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këtë rast. Administratori i njësisë Guri Zi Pjerin Marku i ka kthyer përgjigje drejtores së shërbimit social Valbona Tula në lidhje me rastin e mosdhënies së kempit të vajzës së shtetases Myrvete Rama në fshatin Vukatanë. Administratori Marku ndryshe nga drejtorja Tula thotë se dosja nuk ka qenë në njësinë që drejton por ka qenë e bllokuar në zyrat rajonale të shërbimit social. Administratori Marku i bën thirrje drejtores të shërbimit social që të mos bllokojë dosjet e personave që përfitojnë pagesat sociale. Shtetasja Myrvete Rama nga ana e saj fajësoi të gjitha palët ndërsa kërkoi përmes “Star Plus” që të bëhet pagesa e kempit që përfiton vajzat e saj 30 vjeçare.

Artikulli paraprakAPELI LE NE FUQI VENDIMIN PER ISH-PROKURORIN HAXHI GIU
Artikulli tjetërKORRUPSIONI,JA PROKURORET E AKUZUAR NE DY VITET E FUNDIT