Kantautori I njohur I baladave shqiptare vjen me një lajm të shumëpritur për fansat e tij.

Duket se më në fund Redon Makashi pas një tërheqjeje jo të shkurtër nga muzika do të rikthehet, por kësaj radhe shumë ndryshe. Redon Makashi e ka nisur karrierën e tij para shumë vitesh me grupin Arb të cilët kryesisht personifikohen me këngën aq shumë të famshme të titulluar “Dikur luaja me ndjenjën e saj” . Edhe pse grupi u shpërbë dhe Redoni vazhdoi karrierën si solist duke korrur jo pak sukses me këngët e tij, por dukej se publikut diçka I mungonte, dhe ajo ishte ribashkimi I grupit gjë të cilën e pranon edhe vetë këngëtari në një nga intervistat e dhënë së fundmi. Nga grupi Arb mesa duket nuk ka mbetur vetëm miqësia e mirë ndërmjet djemve, pasi ata më në fund kanë vendosur ti rikthehen muzikës së bashku me këngën “Dikur luaja me ndjenjën e saj 2” . Këtë fakt e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në Face Book, ku vetë Redoni ka publikuar një foto pikërisht me një nga pjestarët e grupit Genti Myftaraj të cilët lajmërojnë rikthimin e tyre me këngën aq shumë të dashur për publikun shqiptar. Nuk dihet se kur do të jetë gati versioni I dytë I një prej baladave më të njohura shqiptare, por një gjë është e ditur, fansat e grupit Arb me zi po e presin këtë këngë.

Artikulli paraprakS’JAPIN INFORMACION, TATIMET RREZIKOJNË GJOBË
Artikulli tjetërKAPET ME 500.000 EURO KOKAINË, BURGOSET SHQIPTARI