Këngëtari i mirënjohur, Mentor Haziri ka reaguar për Mateon 8-vjeçar që u vra dy ditë më parë nga fqinji i tij, Klodjan Çalamani. Mentori ka publikuar fotografinë me lule të vendosura mbi bankën e të miturit, ndërsa thekson se shteti duhet të bëjë çfarë është e mundur për të mos lejuar që shoqëria të mos prodhojë monstra të tilla.

“Sa dhimbje per kete banke shkollore qe tash e tutje asht e zbrazun, nje jete qe filloj te lulezoj u shue nga nji kriminel qe ne te kaluaren pas shume veprave penale ishte lene i lire nga “drejtesia”. Para se te kerkohet denimi me vdekje duhet te kerkohet drejtesi nga ata qe e drejtojne gjyqesine ne Shqiperi. Faji eshte kolektiv, Shqiperia vuan nga timoni per te drejtu gjyqesine e jo nga mungesa e ligjeve.

Urgjent duhet bere dicka qe shoqeria jone mos te prodhoj monstra. Kjo çeshtje sociopsikike eshte me e thelle se sa qe ne e mendojme, duhet investim shteteror ne komunitet mbi shendetin mendor te njerezve dhe identifikimin e krimineleve ne menyre qe te largohen nga rrethi shoqeror ata. Shume dhimbje per familjen e komunitetin. RIP engjëll.“, shkruan ai.

Artikulli paraprakÇFARË PROBLEMESH KRIJOJNË “MBETURINAT” NË HAPËSIRË?
Artikulli tjetërVIDEO-LAJM! MOMENTI PREKËS, EFEKTIVI PËRQAFON E NGUSHËLLON VËLLAIN E MATEOS