Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 muaj burg pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e saj.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronën. Ka qenë vetë nëna e saj, Zhane Zari, ajo që ka deklaruar publikisht se e bija kishte marrë gjithë pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet, pas vdekjes së të atit, Ismail Zari. Eda dhe e ëma kanë debatuar ashpër mes tyre, debat i cili ka degjeneruar edhe në dhunë. E ëma e ka denoncuar ndërsa më pas këngëtarja është paditur në gjykatë për dhunë ndaj mamasë.
Gjithçka ka ndodhur më 10 maj të vitit të shkuar dhe tashmë procesi ka përfunduar. Ky vendim gjykatë e ka shpallur Edën fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Nuk dihet nëse Eda e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë, apo ka vendosur të vuajë dënimin, sipas vendimit të gjykatës.