Kryeministri serb Aleksander Vuçiç priti këtë martë sopranon me famë botërore Inva Mula.
Flamuri shqiptar qëndronte pas krahëve të yllit shqiptar te muzikës klasike, qe do te performoje mbrëmjen e se mërkurës ne Teatrin Kombëtar te Beogradit operën “La boheme” te Giacomo Pucinit. Shfaqja e sopranos në operën “La Boheme” është pjesë e një marrëveshjeje për forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Inva Mula është e para shqiptare që prej vitit 1945 që do të ngjitet në skenën e Operës në Beograd.
/ Star Plus TV /