Moti për fundjavën pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme priten vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, si dhe do të ketë prezencë të reshjeve të shiut që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.