Në të gjithë vendin sot do të mbizotërojnë kthjellimet dhe herë pas here do të alternohen me vranësira. Megjithatë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 6ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 16ºC në 24ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 21ºC.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 01.10.2019
Artikulli tjetërTATIMET/ DERI MË 26 TETOR, SUBJEKTET DUHET TË HAPIN LLOGARI BANKARE