Për ju që keni lënë pushimet në javën e parë të gushtit, nuk ka lajme shumë të mira. Nëse këto ditë dhe java që lamë pas, u karakterizua nga temperatura të larta, nuk do të jetë e njëjta panoramë edhe në javën e parë të gushtit. Sipas MeteoAlb fundjava do të paraqitet paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore.

Gjatë natës së diel dhe mëngjesit të së hënës, do të vijojnë vranësirat dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Mesdita e së hënës sjell përmirësimin e kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlera 35-36 gradë celsius, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, të paktën me 7 gradë celsius.

Artikulli paraprakLAJM I MIRË PËR SHOFERËT, MINISTRJA: NË GUSHT, KONTROLL I RREPTË I CILËSISË SË KARBURANTEVE
Artikulli tjetër“VETËM QAJ”, JA SMS E SABRINËS ME MIQTË PARA SE TË VRITEJ NGA BABAI