Holanda ka lehtësuar masat për të gjithë ata qytetarë që hyjnë në këtë shtet, përfshi këtu edhe shqiptarët. Lajmi është i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Kjo e fundit pohoi se duke nisur nga data 25 shkurt, udhëtarët që hyjnë në Holandë nuk janë të detyruar që të vetëkarantinohen. Sipas njoftimit, për të hyrë në Holandë duhen; Certifikatën e vaksinimit, testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).
NJOFTIMI I MEPJ
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.
✅Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.
Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:
➡️Certifikatën e vaksinimit,
si dhe
➡️Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).
❗️Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.
Për ℹ️ të mëtejshëm 👇