Nuk është hera e parë që banorët e Kenias ndeshen me çarjet e tokës, por hendeku i krijuar në Luginën e Riftit në Narok ka shtuar frikën e tyre. Familjet që jetonin pranë zonës janë larguar të alarmuar duke u shprehur se të qëndruarit aty është si të ballafaqohesh me vdekjen.

72-vjeçarja Mary Wambui tha se ishte duke darkuar kur ndjeu që toka t’i hapej nën këmbë, duke e ndarë më dysh shtëpinë.

Çarja e krijuar është rreth 50 metra e thellë dhe mbi 20 metra e gjerë, duke dëmtuar edhe rrugën që përshkon luginën. Fenomeni ka nxitur edhe kureshtjen e gjeologëve. Sipas tyre kjo luginë ka një histori aktiviteti të lartë sizmik dhe vullkanik që vjen nga brendësia e kores së Tokës.

Pyetja që shtrohet është nëse kjo çarje është fillimi i asaj që kanë parashikuar shkencëtarët se Kenia së bashku me Somaline, gjysmën e Etiopisë si dhe Tanzaninë në të ardhmen do të formojnë një kontinent me vete.

Për këtë arsye ata theksojnë ata, studimi i këtyre zonave është i detyrueshëm përpara se të ndërmerren projekte të mëdha infrastrukturore siç janë rrugët, urat dhe madje edhe ndërtesat e larta.

Artikulli paraprakTHAÇI E VUÇIÇ VAZHDOJNË SOT DIALOGUN NË BRUKSEL
Artikulli tjetërRRËSHQITJE MASIVE NË OROSH TË MIRDITËS, SHEMBEN 10 BANESA