DREJTORI I UJËSJELLËSIT: NUK MENAXHOHET VENDOSJA E MATËSVE. “Borxhet e qytetarëve janë refren i përditshëm”. Kështu deklaron drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në Shkodër, Leonard Kepi. Sipas tij nuk ka rënie të arkëtimeve por situata nuk është e kënaqshme.Sa i përket vendosjes së matësve ka probleme në menaxhim dhe ende nuk është arritur që të vendosen në të gjithë qytetin.
Pak ditë më parë ndërmarrja e ujësjellësit u kthye në një debat në këshillin e Bashkisë. Në mbledhjen e ardhshme pritet një relacion i detajuar për të sqaruar dyshimet e ngritura.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/guYwZEhoGSg?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]