UJËSJELLËSI: ENERGJIA ELEKTRIKE E POMPAVE NË PALLATE S’MUND TË KOMPENSOHET. Furnizimi me ujë të pijshëm me kushtet aktuale nuk mund të shkojë deri në katet e larta të pallateve në qytetin e Shkodrës.
Është vetë drejtori i ndërmarrjes të ujësjellësit qytet Leonard Kepi ai i cili pranon se pallatet në katet e larta nëse nuk kanë pompa nuk mund të kenë ujë të pijshëm. I pyetur se a është e drejtë që qytetarët të faturohen edhe për ujin e pijshëm edhe për energjinë elektrike shtesë si shkak i pompave në palate, drejtori Kepi tregon se kjo nuk merret parasysh sepse ka një çmim fiks.Një shqetësim në pallatet e qytetit të Shkodrës është se në disa prej tyre ka nga dy-tre pompa të cilat janë të panevojshme dhe dëmtojnë ujësjellësin.Të paktën edhe për disa kohë situatë do të vijojë e tillë teksa qytetarët do të faturohen dy herë, për ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike të pompave të instaluara në pallate.