Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime qytet Leonard Kepi i ka kthyer përgjigje banorëve të lagjes “Fermentim” të cilët pretendojnë se prej shumë vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Kjo nuk është e vërtetë thotë drejtori Kepi dhe sipas tij minimalisht dy herë në ditë kanë ujë ndërkohë që pranon edhe problemet që janë por jo mungesën totale të ujit.
Tubacionet që vijnë nga stacioni i pompave të Dobraçit thotë drejtori Kepi janë në zona private dhe ndërhyrjet për prerjet e paligjshme janë të vështira.Drejtori Kepi pranon se për fermentimin duhet një investim për rrjetin shpërndarës për ta përmirësuar totalisht situatën atje.Banorët e fermentimit një ditë më parë u shprehën se detyrohen të mbushin ujë me mjete primitive shumë larg nga aty si shkak i mungesës së ujit, pretendim që drejtori i ujësjellësit e hedh poshtë.