Kërcënimi me bombë ne aeroportin e Prishtinës rezulton të jetë fals. Njoftimi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikimi zyrtar. Polica thotë se pas kontrollit të kryer në aeroportin “Adem Jashari” nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes dhe se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe me qëllime të caktuara.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakU KTHYE NË MOTIVIN E PËRPLASJES KOSOVË-SERBI, LIROHET ISH-POLICI SERB DEJAN PANTIÇ NË JARINJË
Artikulli tjetërMASSAFRA: MOS LEJONI TË VRITEN FËMIJËT