Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Gjermani me qëllim ekstradimin e tyre në vend. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë e mundur arrestimi i Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora si dhe arrestimi i Erland Krasniqi., 25 vjeç lindur në Kavajë. Ndërkohë po punohet për ekstradimin e këtyre dy shtetasve në vendin tonë. Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj., në vitin 2019 dyshohet se ka kërcënuar bashkëshortin e një gjyqtareje me armë zjarri pistoletë, pasi kjo e fundi ishte pjesë e një trupi gjykues në gjyqin ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërsa Erland Krasniqi., tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës në maj të këtij viti ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.-

– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakLIBRAT FALAS, XHIXHO: GËNJESHTËR…
Artikulli tjetërSHKODËR, TRITOL AGJENCISË FUNERALE