Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një statusi në Twitter deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit
kur tha se maxhoranca duhet të miratojë nismën e Vettingut në politikë, ose shqiptarët do marrin armët. Rama ironizon duke shkruar se nuk trembet nga të tilla kërcënime.
Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,
që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie.