Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar kërcënimet ndaj inspektorëve të UEFA-s për rastin e Skënderbeut. Me anë të një deklarate të publikuar në faqen e saj zyrtare, FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme.

Më tej FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara, duke theksuar se mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, Deklarata e plotë e FSHF Federata Shqiptare e Futbollit distancohet plotësisht nga ngjarja më e fundit ku persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative. FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët. FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara.

Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues.Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurtë, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit.

Artikulli paraprakARTISTËT ME NJË QËNDRIM: QEVERIA KA ARMIQËSI NDAJ NJERËZVE TË PUNËS MENDORE
Artikulli tjetërGODITET RRJETI I PROSTITUCIONIT, ARRESTOHET PRONARJA E LOKALIT