Si u kërcënuan hetuesit e ‘Hajdarit’ dhe vrasja e shoferit të Sollakut. Fenomeni i kërcënimit të prokurorëve, nuk është i panjohur për organin e akuzës.

Madje edhe rastet kur ka pasur kërcënime apo vrasje nëpërmjet të cilave është synuar të çohet mesazh tek prokurori i përgjithshëm. Rasti më klasik është ai i vrasjes së Genci Sinës, i cili ishte shofer i familjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sina u qëllua me 29 shtator, bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa ai shoqëronte me një autoveturë gruan e ish- Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë Theodhori Sollaku. Autori i krimit, u identifikua të ishte Altin Arapi, i cili më pas u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me burgim të përjetshëm. Gjatë hetimit të kësaj çështjeje në vitin 2004, ish- shefi i krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Muhamet Rrumbullaku, mori mesazhe kërcënuese për jetën. Krimi u lidh me një konflikt personal të shoferit apo me një konflikt të çastit, ndërsa nuk munguan zërat për një mesazh ndaj Sollakut, nga grupi i etiketuar si “Hakmarrja për Drejtësi”. Ndërkaq, më parë, prokurorët që hetuan çështjen Hajdari, ishin kërcënuar disa herë. Ish- zv/ Drejtori i Policisë së Tiranës, Edmond Rizaj, u kërcënuan disa herë. Rezistenca e Rizait, bëri që çështja të mos dështonte. PO kështu prokurori Anton Martini, të prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë proceseve të ndryshme është kërcënuar disa herë. Ndërkaq me 17 korrik të vitit 2014, prokurori i njohur Ramadan Troci, u kërcënua në një proces gjyqësor, nga familjarët e një të pandehuri të akuzuar për vrasje. Policia arrestoi autorin e kërcënimit në sallën e gjyqit. Ndërkaq me 27 dhjetor të vitit 2013, prokurori i Prokurorisë së Fierit, mori mesazhe kërcënuese, ndërsa ai kishte dhënë pretencën ndaj tre personave të akuzuar për grabitje me armë. Vite më parë, prokurorët dhe gjyqtarët në vend ruheshin nga struktura të posaçme policore. Ndërkaq për prokurorët apo gjyqtarët, për të cilët kishte kërcënime ata ruheshin me eskorta apo grupe shoqërimi të policisë. Ndërkaq në vitin 2008, kjo strukturë u hoq dhe me vendim qeverie edhe godinat e organeve të prokurorisë apo të policisë u vendos të mos ruheshin më me efektivë të Policisë së Shtetit, por me punonjës të policive private.

Artikulli paraprakSONDAZHI PER ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NE SHBA,CLINTON KRYESON ME 48%
Artikulli tjetërARRESTOHET NE TIRANE SHQIPTARI I KERKUAR PREJ 32 VITESH NE GJERMANI