Dje gjatë ditës pati spekulime se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar të vizitojë Preshevën. E ndaj kësaj ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç.

Ai ka paralajmëruar arrestimin e Haradinajt nëse hyn në Preshevë.
“Gjykata jonë është përgjegjëse për të.

Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviç për Kurir.

Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çfarë është liruar dy herë nga Haga.
Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por më pas u lirua.

Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriçit në Kosovë.

Nebojsha, Haradinaj

Artikulli paraprakGRATË E MOSHUARA JAPONEZE PO KËRKOJNË TË HYJNË NË BURG PËR NJË ARSYE TË TRISHTË
Artikulli tjetërBËHUNI GATI! FUNDJAVA ME TEMPERATURA TË LARTA, VAPA MBËRTHEN GJITHË EUROPËN