Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës në vendin tonë për shkak të zjarreve.

Në një reagim në ‘Facebook’ Peleshi thekson se situata paraqitet më e qetë, ndërsa konfirmon angazhimin e trupave të Emergjencës Civile në terren.

MESAZHI I PELESHIT
🟢Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.
Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.

Artikulli paraprakSTAR TREND – NJE DITE ME “LIBURNA CRUISES”
Artikulli tjetërBERISHA AKUZA GJIKNURIT: KRIMINELI MË I DAMKOSUR, KA DËSHMITARË KUNDËR TIJ