Trajneri i moshave të ekipit të Tiranës Migen Memelli është goditur nga një prind gjatë një ndeshje stërvitore mëngjesin e së enjtes, pasi kishte vendosur që kapitenin Alban Cejku pasi kishte luajtur shumë minuta kohët e fundit ta aktivizonte në pjesën e dytë.
“Lojtari që është i ngjarjes, Alban Çeku, i ati është Abdyl. Ka vijuar stërvitjen, sapo kam filluar ndeshjen është larguar dhe ka thirrur prindin e vet. Normalisht si pedagog e trajner, e kam për detyrë që lojtarit dhe prindërve ti japë shpjegime, po vetëm një herë.
Nuk më kanë lejuar të japë shpjegime përse, ka vijuar me ofendime, më ka goditur me grushta dhe në fund ka nxjerrë biçak”, thotë trajneri Memelli.
Ndërkohë policia e shtetit ka njoftuar pak orë pas ngjarjes arrestimin e shtetasit Abdyl Ceku, aturoin e kësaj ngjarjeje me akuzën kanosje për shkak të detyrës. Kësaj ngjarjeje Memelli ka theksuar se do t’i shkojë deri në fund.
“Do t’i shkoj deri në fund uroj që prokuroria dhe policia të vazhdojnë. Gjithashtu kërkoj që klubi por edhe Federata të reagojnë fort ndaj këtij fenomeni”, vijon Memelli.
Gjithësesi Memelli shton se pavarësisht shokimit nga kjo ngjarje të tij dhe të familjes, nuk ka ndërmend të tërhiqet.“Jam shëndosh e mirë, dhe ngjarje të tilla nuk më trembin aspak do të vazhdojë profesionin tim”, thotë ai.