Kërcënohet vajza të mos marrë pjesë në miting, 1 nën hetim, 3 në kërkim

Një person është në hetim pasi ka kërcënuar një vajzë që të mos marrë pjesë në një aktivitet elektoral. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për S.N, 19 vjeç, banues në Lezhë. Dyshohet se më datë 27, në Dajç, në një lokal, me tre persona të tjerë, ai ka kanosur me fjalë K.N., 21 vjeçe, për mospjesëmarrje në fushatë, njofton policia, që shton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve.

Artikulli paraprak“HELMIMI”, HETIM GJERMAN. KËRKOHET ASISTENCË E HUAJ PËR ANALIZAT
Artikulli tjetërSULM KAMIKAZ NË BERLIN, POLICIA ARRESTON 17-VJEÇARIN