Pas ngjarjes së disa ditëve më parë kur u kërcënua me thikë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ditën e djeshme ka ndodhur sërish një ngjarje e ngjashme në qytetin e Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë dëmtuar makinën e trajnerit të Vllaznisë B, Ervis Kraja.

Personat në fjalë kanë shpuar gomat e makinës së Krajës, duke dhënë idenë e një kërcënimi. Ervis Kraja në lidhje me këtë ngjarje nuk ka nguruar që të publikojë në rrejtin social Face Book një video të makinës së dëmtuar me diçiturën “Mirë që tpakten po mbëjnë të ble Goma të reja”.

Ndërkohë tekniku Kraja në një intervistë për Star Plus u shpreh:
Traineri Kraja i pyetur nëse ky sulm dhe ai i ndodhur në muajin shkurt ndaj trainerit ishte një kërcënim ndaj Vllaznisë në tërësi Kraja shprehet.

Ky është rasti i dytë brënda pak kohësh në qytetin e Shkodrës që ndodhin të tilla raste të shëmtuara ndaj trainerëve Gjoka dhe Kraja. Ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin aq më tepër në një qytet që është dashamirës is portit e mbi të gjitha ndaj futbollit.

Artikulli paraprak“PËRMBYTJET” DEPUTETËT DEMOKRATË AKUZA QEVERISË
Artikulli tjetërPELESHI INSPEKTON ZONËN E OBOTIT