Reagimi i Elvis Rroshit per Ben Blushin i postuar ne Facebook:
“Deshiroj te kerkoj ndjese sot per nje mesazh te nisur qe sigurisht nuk eshte i hijshem dhe permban nje gjuhe qe nuk duhet perdorur gjithesesi. Kjo ndjese e imja nuk i drejtohet deputetit Ben Blushi, por te gjithe qytetareve te Kavajes, qe besojne tek une dhe me votojne per te drejtuar bashkine tone. E verteta eshte se kjo shkelje e imja e etikes ka ardhur pasi me ka ardhur shpirti ne maje te hundes. Qe nga dita qe kam sfiduar dhe kam fituar ndaj Sali Berishes ne Kavaje, ne qytetin qe konsiderohej zona me e sigurt e PD, une dhe familja ime jemi perballur me nje lume shpifjesh, balte dhe denigrimi. Me kane bere hajdut, vrases, e cdo gje tjeter qe i ka nxene goja Sali Berishes. Epitete qe as une e as familja ime nuk ia kemi borxh kerkujt per t’i degjuar cdo dite, vit pas viti. Por ndersa u mesuam me perbaltjen e Partise Demokratike dhe Sali Berishes, nuk ma kishte marre mendja kurre se te njejtin fjalor, te njejtat sharje e akuza, do i degjoja sot nga Ben Blushi, qe foli me gjuhen e Sali Berishes. Kjo eshte arsyeja pse sot e shkela etiken ne komunikim, pasi ndonese e pafalshme, edhe une jam nje njeri si gjithe te tjeret. Por deshiroj te siguroj cdokend se une nuk kam asnje lidhje me krimin dhe pres me padurim cdo dite qe ligji i dekriminalizimit te zbatohet tek une i pari per te zbardhur njehere e mire te verteten, ne menyre qe cdo shqiptar ta kuptoj se une nuk jam subjekt i atij ligji e ndryshe nga shume te tjere, nuk kam asgje per te fshehur.”
/ Star Plus TV /