Gjykata e Lartë angleze “High Court of Justice” lejon ekstradimin e një shqiptari, I dënuar në mungesë në Shqipëri për shkak të mesazheve kërcënuese ndaj një prokuroreje në Durrës. Beshiri u arrestua në Angli më 12 Korrik 2016 pas një kërkese ekstradimi dërguar nga Interpol Tirana.

Beshiri kishte fituar nënshtetësinë britanike dhe jetonte në qytetin Coventry. Duke qene shtetas anglez kishte dërguar disa letra ministrisë së jashtë britanike ku pretendonte se nëse ekstradohej në Shqipëri i kërcënohej jeta.Alban Beshiri, u gjykua për “Kanosjes të prokurores” dhe u shpallur fajtor, duke u dënuar me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja e ka zanafillën momentin e ngritjes së akuzës për “Dhunë në familje”, ndaj shtetasit Alban Beshiri. Kjo ka sjellë kërcënimin me jetë të prokurores së Durrësit Oltiana Çifligu. Pas dërgimit si të pandehur të 33-vjeçarit në gjykatën e Durrësit, prokurorja është përballur me një sërë kërcënimesh në telefon dhe sms, nga shtetasi Alban Beshiri. Ky i fundit kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…”, ka kërcënuar Beshiri prokuroren e Durrësit. Nisur nga kjo situatë prokuroria Çifligu i është drejtuar me një kallëzim prokurorisë e cila ka marrë të pandehur shtetasin Alban Beshiri, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit”. Për këtë akuzë, Beshiri në datën 30 tetor 2015 është shpallur fajtor duke u dënuar me 6 muaj burg.

Telefonatat kercenuese Në gjykim ka dhënë dëshminë e saj shtetasja Oltiana Çifliku, e cila ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike përpara gjykatës gjithë veprimtarinë e saj si prokurore, me atributin e përfaqësimit të akuzës dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj të pandehurit Alban Beshiri për procedimin penal në përfundim të të cilit është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe mënyrën se si ai ishte sjellë e kishte vepruar në rrugë telefonike ndaj saj, pas vendimit të fajësisë të dhënë nga ana e gjykatës. Çifligu ka deklaruar përpara gjykatës për gjendjen e vështirë psikologjike që i ishte krijuar nga telefonatat dhe “sms”- të kërcënuese që i pandehuri kishte drejtuar ndaj saj. Konkretisht dëshmitarja ndër të tjera ka dëshmuar se: “… më datë 18.07.2014, ditën e Premte rreth orës 06:06 të pas ditës ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate, për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms. Gjithashtu, më datë 21.07.2014 nga po i njëjti numër +447557883XXX ka vijuar me mesazhe kërcënuese të vazhdueshme ndaj saj në oraret 11.26, 01.45; 03.02; 03.29 dhe për gjatë gjithë ditës ky numër e ka telefonuar vazhdimisht. Kanosja me mesazhe Ndërsa në orën 23:44 të darkës të datës 21.07.2014 nga një numër tjetër në dukje Anglez konkretisht +447707238XXX i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtjen: “…Olitjana Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani nigjo mir kët që po të them po të kapa në rrug nuk do të mari spital për sipër kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di kështu që me ty e kam rehat kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”

Mesazh per mustaqe miun Ndërsa më datë 18.08.2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një sms me tekst në Anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonojë pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia. Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05.01.2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të besdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjith letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”

Artikulli paraprakARRESTOHEN 5 SHQIPTARË ME ÇANTAT MBUSHUR ME KANABIS
Artikulli tjetërGJAHTARI ITALIAN VRAU TË RIUN NË SHQIPËRI, PAS 15 VJETËSH GJYKATA ITALIANE I NJEH DËMSHPËRBLIMIN FAMILJES