Hakerat nuk ndalen së publikuari dokumente, të pretenduara se kanë dalë nga radhët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Pasditen se së dielës, në kanalin e “Telegram”-it “Homeland Justice”, aty ku janë publikuar edhe materiale të mëparshme, janë bërë publike lista të pretenduara të efektivëve të Policisë së Shtetit. Listat kanë foto, emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindja dhe ID.

Dyshohet se listat mund të jenë të vjetra pasi disa nga personat aty janë larguar nga Policia e Shtetit kohë më parë. Këtë të diel, hakerat nuk janë mjaftuar me vetëm publikimin e materialeve, por bashkëngjitur kanë edhe një kërcënim. “Mbase këta këtu janë objektivat e radhës”, kanë shkruar ata bashkëngjitur materialeve.

Ky mesazh vjen pasi një ditë më parë, ata publikuan një listë me zyrtarë të pretenduar amerikanë, sipas të cilëve, ata janë vrarë nga muxhahedinët në Iran gjatë periudhës së revolucionit.

Artikulli paraprakHIDHET NË ERË URA E KRIMESË, PUTIN AKUZON KIEVIN: ISHTE NJË AKT TERRORIST I PLANIFIKUAR
Artikulli tjetërSULMET KIBERNETIKE NGA IRANI, PRESIDENTI BEGAJ MBLEDH NESËR KËSHILLIN E SIGURIMIT KOMBËTAR